“Kemi urdhër nga shefi”, policia pengon kreun e degës së PD-së
Kryetari i PD në Fier Luan Baçi është ndaluar të kalojë kordonin e policisë për të marrë pjesë në seancën gjyqësore që zhvillohet ndaj katër qytetarëve nga Patosi dhe Roskoveci, pasi u ndaluan për shkak se morën pjesë në protestën e opozitës kundër qeverisë dhe ardhjes se Kryeministrit Edi Rama në Fier. Siç duket edhe nga pamjet, kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi nuk lejohet nga policia që ka rrethuar gjykatën të kalojë dhe merr si përgjigje për bllokimin e rrugës fjalët “kemi urdhër nga shefi”, “fol me shefin”.
KOHA JONË SONDAZH

