Këngëtari Diodato, live në Tiranë më 7 qershor, në kuadrin e Javës Kulturore Italiane

Në kuadër të Javës Kulturore Italiane më 7 qershor, sheshi “Italia” do të mbushet me tingujt e muzikës së këngëtarit italian Diodato! Mos e humbisni këtë event unik!
P.S. Hyrja Falas!
Ky është njoftimi që Kryebashkiku, Erion Veliaj ka ndarë në rrjetet sociale

Diodato është një kantautor italian shumë i njohur. Emri i tij i plotë është Antonio Diodato, dhe ai u lind më 30 gusht 1981 në Aosta, por ka jetuar në Taranto dhe Romë. Pasi ka bërë muzikën e tij të parë në Stokholm, Diodato u kthye në Itali, ku ka lançuar deri tani 3 albume. Ai është një artist i njohur në skenën muzikore italiane dhe fitues i Festivalin e Sanremos në vitin 2020 me këngën e tij të bukur “Fai Rumore”. Kënga e tij është një baladë e ndjeshme që ka bërë që Italia të dashurojë zërin e tij. Diodato është një figurë e rëndësishme në muzikën italiane dhe ka arritur sukses të madh në karrierën e tij.

Koha Jonë

SHKARKO APP