Këngëtari Labi letër krerëve të Shqipërisë: Më jepni pasaportën, jam shqiptar

 

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, me anë të një letre drejtuar krerëve të shtetit shqiptar, ka kërkuar që atij dhe të gjithë shqiptarëve të Kosovës t’u njihet e drejta për nënshtetësinë shqiptare.

Tashmë dihet se kushtet për të marrë nënshtetësinë shqiptare janë rënduar dhe për këtë Labi ka shprehur shqetësim, pasi e konsideron veten shqiptar ashtu si miliona të tjerë që jetojnë në Kosovë dhe vende të tjera./ Albeu.com

Postimi i plotë i Labit në faqen e tij zyrtare:

Ju lutem publik i qmuar shqiptarë anekand Botēs që jeni, mediume nga më ndryshme, të ma shpërndani kētë kërkes publike!

Si artist shqiptar, nga Kosova e kam të drejten ta gëzoj pasaporten shqiptare.

Letër adresuar përfaqësuesve politikë të shtetit shqiptar!

z.Bujar Nishani, president i Republikës së Shqipërisë

z.Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

  1. Ilir Meta, kryeparlamentar i Kuvendit të Shqipërisë

z.Sali Berisha, ish kryeministër i Shqipërisē,

Njëkohësisht lidershipit shqiptarë, deputetëve të e kuvendit të Shqipërisë!

Unē, Labinot Tahiri, nga qyteti më i ri i Kosovēs, Ferizaj, ua shtroj një kerkesë dhe ju lus vëllazërisht si djalë i Nënës shqiptare, të pajisem dhe të gëzoj pasaportën e shtetit shqiptar!

Me thuani si ta gëzoj këtë të drejtë! Ne konsiderohemi si kosovarë, por kështu nuk dua që të mbetej nëna ime duke mos e parë se djali i saj në njërin nga dokumentet më të rëndësishme si pasaporta shqiptare, te vdes ajo një ditë pa e parë emrin tim në pasaportën e Nanës Shqipëri, në të cilën të shkruhet e dëshmohet se jam shqiptar!

Kushdo që më quan kosovar, gabim e ka, përdor term të gabuar!

Me këtë kërkesë për pasaportë shqiptare, unë dua t’u tregoj të gjithë shqiptarëve se unë dhe ne jemi shqiptarë, dhe si të tillë vdiqën prindërit e heronjtë për shtetin shqiptar e për trojet shqiptare.

Politika është e imponuar në shumë raste, por nuk dua të mbetej i imponuar emri im, siç e kam sot me kombësi kosovar, sepse unë nuk jam kosovar por jam shqiptar.

Kerkoj nga ju elitë e nderuar, klasë politike e institucionale që para se të bëhet liberalizimi vizave, do isha mirënjohës deri në brezin tim të fundit po të mbetej i gjallë, nese do e gëzoj pasaporten shqiptare! Vetëm e vetëm që të shoh me dokumente se nëna ime lindi një shqiptar me emrin, Labinot Tahiri!

Unē gëzoj vizë shengen, me afat deri më 2017, që do të thotë nuk e dua ta kem për ta shfrytëzuar udhetimin pa vizë, por e dua që sa ta kem nanën në jetë t’i them se kishe lindur një djalë me letra shqiptare!

Video deshmia per dashurin ndaj shtetit Shqiptar!

Mbremjet e mia humanitare gjat vërshimeve!

Qofshin përherë njē gjuhë, një komb e një flamur!

Me respekt, Labinot Tahiri!

Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë.

SHKARKO APP