Këngëtari serb Bregoviç në Korçë, qytetarët: Mjaft me politikë, ai është artist

Ardhja e këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç në ”Festën e Birrës” në Korçë, ka shkaktuar një debat virtual. Shumë artistë nga Kosova kanë anuluar pjesëmarrjen në Korçë, kurse opozita në vend e cilëson si provokim të kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Kurse qytetarët janë larg këtij debati. Për ta koha e politikës ka ikur, dhe Bregoviç për ta është një artist. Nisur nga përvoja 15-vjeçare, janë në numër të madh qytetarët që mbushin sheshet e Korçës gjatë ditëve të ”Festës së Birrës dhe kështu pritet të jetë edhe sivjet, kur prenotimet në shumë bujtina e hotele janë kryer. Gjatë 5 netëve do të ketë aktivitete të shumta, koncerte, argëtim dhe natyrisht birrë të të gjitha llojeve.

Korça tashmë e ka kthyer gushtin në festë e ku bashkohen të gjithë shqiptarët por edhe turistë nga shumë vende të botës. ”Festa e Birrës” do të zhvillohet në Korçë në datat 18-22 gusht dhe në natën e fundit do të përformojë në një koncert artisti Goran Bregovic, biletat për koncertin e të cilit kanë filluar të shiten.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?