“Keni folur sa autobusë janë dërguar në Athinë, por kurrë për pensionet”, Braçe opozitës: Pse e keni kaq të vështirë?

Deputeti Erion Braçe, në seancën e sotme plenare, iu drejtua opozitës se përse nuk e kanë përmendur fare çështjen e pensioneve, për emigrantët shqiptar në Greqi, por u morën me se sa autobusë kanë shkuar atje, në takimin e Ramës në Athinë.

“Duhet të flasim në një zë, kemi pjesë të madhe të emigrimit. Britania dhe Franca po bëhen të rëndësishme për të arritur marrëveshje. Po ashtu edhe Greqia, për t’i garantuar shqiptarëve që kanë punuar atje të drejtën e pensionit, e drejtë themelore.

Ju kam dëgjuar që keni folur për autobusë që i kemi dërguar në Athinë, po si nuk ju dëgjova të thoni diçka për pensionet. Ju kuptoj që të përmendi çështjen e gjendjes së luftës, këtu në këtë sallë kur keni bërë aleancë, po pse çështjen e pensioneve e keni të vështirë ta përmendni, po ashtu çështjen e dokumenteve?

Shtetas shqiptar iu paguhen pensione për andej, por janë pensione homogjenësh, ndërsa për shqiptarët që punojnë atje nuk thoni asgjë për çështjen e pensioneve.

Populizmi bën një dëm kolosal, nuk u jep paratë që meriton. Në këtë sallë ka qenë dikush që ulërinte “jam unë, s’ka si unë, s’ka pension 900 dollarë në fshat”, e bëri? Asnjëherë…

Edhe tani merr rrogë deputeti, jo atë që i ka vënë vetes me ligj.

Kemi bërë gabime me ligjet që janë miratuar, janë disa minatorë që vijnë atje jashtë, janë nxjerrë në pension të parakohshëm të pjesshëm dhe vazhdojnë me atë pension, pavarësisht se kanë bërë punë të tjera”,-tha Braçe.

SHKARKO APP