Keni humbur dokumentet e udhëtimit apo ju ka skaduar afati? Ministria e Jashtme ka një njoftim të rëndësishëm

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme iu jep mundësi shqiptarëve që kanë humbur dokumentet e tyre të udhëtimit apo iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë, shërbimet konsullore online.

Shkurto kohë nëpërmjet shërbimeve konsullore online.
Nëse keni humbur dokumentin tuaj të udhëtimit ose ju ka përfunduar afati i vlefshmërisë, aplikoni online në platformën e-albania për shërbimin “LEJE KALIMI” në Misionin Diplomatik dhe Postin Konsullor të RSH-së më të afërt”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.

SHKARKO APP