Keni menduar të bëni plazh në fundjavë? Ja si do të jetë moti
Nëse keni menduar që të shkoni në bregdet këtë fundjavë, duke menduar që do të keni fat për të shijuar detin si dhe motin me diell, ju këshillojmë që ta mendoni sërish. Madje jeni në kohë për të menduar ndonjë destinacion tjetër.
Duke iu referuar sinoptikanëve, kjo fundjavë do të karakterizohet nga vranësira dhe shtrëngata.
Sipas Meteoalb, ditët e fundit të majit do të kenë alternime kthjellimesh e vranësirash të cilat herë pas-here mund të rezultojnë edhe në shira madje edhe në formë rrebeshi.
Zonat më të prekura nga shiu dhe shtrëngatat pritet të jenë Veriu dhe Lindja, teksa kthjellimet do të mbizotërojnë në zonat e ultësirës perëndimore dhe në Jug të vendit.
KOHA JONË SONDAZH

