Keni plane për plazh në fundjavë? Hidhini një sy parashikimit të motit para se të niseni

Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe temperatura të larta për këtë fundjavë pritet përkeqësimi i kushteve atmosferike mbi vendin tonë.

Në këtë mënyrë për nesër moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore në lindje do të jenë deri të dendura.

Këto vranësira në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Lokalisht reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ditën e Diel pritet kalimi i një sistemi frontal mbi vendin tonë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. Hera-herës dhe lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Për shkak të masave ajrore më të freskëta dhe reshjeve të shiut për ditën e Diel parashikohet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës./Sherbimi Meteorologjik Ushtarak

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?