Keni planifikuar pushimet për në qershor? Sinoptikantët nuk japin lajme aspak të mira

Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm në ditët e mbetura të Majit, por edhe përgjatë Qershorit. Sinoptikanët kanë parashikuar që ndryshe nga sa jemi mësuar vitet e fundit, Qershori i këtij viti do të jetë i mbushur me ditë me shi.

“Ditët e fundit të muajit Maj do të mbeten pjesërisht të kthjellëta dhe pjesërisht me vranësira dhe shira. Kryesisht gjysma e parë e Qershorit do të ketë prezencë të vranësirave dhe të reshjeve, kryesisht në zonat lindore dhe juglindore, dhe më pak shira do të jenë prezentë në gjysmën e dytë të Qershorit”, parashikojnë sinoptikanët

Qershori do të jetë një muaj i freskët edhe sa i takon temperaturave, të cilat në ditë të veçanta do të jenë edhe më të ulëta se normalja e këtij muaji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?