Keni udhëtuar me Gugallajn, Mërtirin dhe Zoton? Ahmetaj-Tabakut: Asnjëlloj varësie nuk kam me ta

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, këtë mbrëmje i pranishën në mbledhjen maratonë të Komisionit hetimor për Incerenatorët, ka deklaruar se nuk ka asnjë lloj raporti me tre personat e shpallur në kërkim për inceneratorët, Stela Gugallja, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri?

Jorida Tabaku: A njihni Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugallaj?

Arben Ahmetaj: Nuk kam as lidhje gjakut, as lidhje varësie pune, as lidhje biznesit, asnjëlloj varësie. Ju përgjigja edhe pse pyetja është jashtë objektit të Komisionit, se është shumë specifik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jorida Tabaku: Keni udhëtuar me ndonjë nga këto emrat?

Swiss Digital Mobile Reklama

Arben Ahmetaj: Kam bërë udhëtime pa fund me miq e shok, po kjo nuk është objekt i këtij Komisioni. Objekti është procedurat dhe në këtë vend, duhet të pyetem se kë nuk njoh se njoh 95% të biznesit shqiptar. Doni të shuani kuriozitetin e jetës sime private?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?