Keni xhama të zinjë makine? Do merrni gjobë!

Një ditë më parë, Policia e Shtetit njoftoi ndërmarrjen e aksioneve për makinat që qarkullojnë me xhama të zinj.

Të premten dhe të shtunën, policia tha se janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 97 drejtues mjetesh, për këtë gjë.

Por, këtë të diel, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor jep këshilla se si mund të errësohen xhamat e pasmë të makinave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Xhamat e pasmë të autoveturave (sipas figurës dhe rekomandimit UN-ECE) mund të errësohen, materiali xham ose edhe me qese/film (të çertifikuara), deri 75%, si e drejtë e çdo zotëruesi mjeti! Mjafton që errësimi të jetë kryer profesionalisht nga prodhuesi ose një servis i liçensuar, me materiale të certifikuara të tregut dhe me faturën përkatëse! Gjithashtu për xhamat e pasmë lejohen grilat origjinale të mjetit! Errësimi ul rrezikun kancerogjen nga rrezet UV/IR, ul konsumin dhe ndotjen! DPSHTRR do ofrojë më shumë informacion online në ditët në vijim!”, thuhet në postimin në Facebook ku jepet edhe një grafikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

70029991_1119798951562661_315009759235276800_n1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?