“Këpucët e kuqe”, kryetari i Bashkisë Kavajë: Simbol kujtese dhe dashurie për çdo jetë të prerë në mes
Një instalacion i ”Këpucëve të kuqe” për këtë 8 Mars është vënë edhe në Kavajë. Ky është një mesazh i përbashkët i shoqërisë kundër dhunës ndaj grave, vajzave dhe për të gjitha jetët e humbura.
Kreu i Bashkisë, Redjan Krajli shkruan se 8-Marsi është dhe për gratë që nuk jetojnë më! Simbol kujtese dhe dashurie për çdo jetë të prerë në mes, për çdo udhëtim të lënë përgjysmë.
”Bashkë mund të ndihmojnë jo vetëm njëra-tjetrën por shoqërinë. Sepse buzëqeshja e një vajze/gruaje lind një diell edhe aty ku çdo gjë duket e zymtë”,-është thirrja që përçon kryetari i Bashkisë së Kavajës.
Postimi i plotë
8-Marsi është për gratë dhe vajzat guximtare me shpirt të lirë, po aq sa për ato të nënshtruarat që pranojnë pa bërë zë. Bashkë mund të ndihmojnë jo vetëm njëra-tjetrën por shoqërinë. Sepse buzëqeshja e një vajze/gruaje lind një diell edhe aty ku çdo gjë duket e zymtë.
Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë tonë ka bërë një punë të lavdërueshme në ndihmë të grave të dhunuara dhe e vazhdon me përkushtim çdo ditë, për të parandaluar dhe ndihmuar që “Këpucët e kuqe” të mos shtohen!
8-Marsi është dhe për gratë që nuk jetojnë më! Simbol kujtese dhe dashurie për çdo jetë të prerë në mes, për çdo udhëtim të lënë përgjysëm. Ndërgjegjësim…
View this post on Instagram