Keqmenaxhim në përhapjen e COVID-19, Trump: SHBA do ndalojë fondet për OBSH

SHBA është vendi më i prekur nga pandemia e koronavirusit. Teksa situata po përkeqësohet edhe më tej presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se ai ka udhëzuar administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Trump tha se OBSH kishte dështuar në detyrën e saj themelore në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi organin e Kombeve të Bashkuara për fshehjen e përhapjes së virusit pasi u shfaq në Kinë dhe për këtë tha Trump duhet të mbajë përgjegjës.

Ai deklaroi:

“Unë po e drejtoj administratën time për të ndaluar fondet ndërsa është bërë një rishikim për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetit në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit.

Duke reaguar ndaj fjalëve të Trump, Sekretari i Përgjithshëm i KB António Guterres tha se tani nuk ishte koha për të shkurtuar burimet për OBSH.

SHKARKO APP