Keqtrajtoi gruan se dyshonte se e tradhtonte, arrestohet shqiptari

Karabinierët arrestuan, në zonën e Parmes në Itali, një shtetas shqiptar 35-vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë në familje. Burri zbuloi një seri mesazhesh midis gruas së tij dhe një burri tjeter për të cilin ai thotë se është i dashuri i gruas. Shqiptari e ka kërcënuar  “dashnorin“ e gruas i cili është detyruar të largohet nga Italia. Burri ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike dhe seksuale.
Karabinieret janë lajmeruar nga një mik i gruas me të cilin ajo kishte biseduer për situaten që po ndodhte.
35-vjecari pas marrjes në pyetje nga policia po mbahet nën kontroll.

Burimi: ImolaOggi.it

/M.Noka-Koha Jone/

SHKARKO APP