Kërcënimet kibernetike, Balluku: Shqipëria po udhëheq projektin e rëndësishëm në SHBA

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njofton se Shqipëria është në luftë kundër kërcënimeve kibernetike.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balluku shkruan se Shqipëria po udhëheq një projekt që synon të forcojë rregullimin e aseteve virtuale dhe të ndalojë fluksin e paligjshëm të fondeve që mbështesin industrinë e ransomware-it.

“Shqipëria në luftë kundër kërcënimeve kibernetike!

Swiss Digital Desktop Reklama

Së fundmi, Shqipëria ka marrë një rol kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware, organizuar nga Shtëpia e Bardhë. Ne po udhëheqim një projekt që synon të forcojë rregullimin e aseteve virtuale dhe të ndalojë fluksin e paligjshëm të fondeve që mbështesin industrinë e ransomware-it.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtëpia e Bardhë e thekson: “Ky projekt përmirëson rregullimin e aseteve virtuale dhe prish ekosistemin e pagesave që fuqizon këtë industri të rrezikshme.”

Me këtë nismë, Shqipëria dëshmon angazhimin e saj për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përforcimin e sigurisë globale”, shkruan Balluku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?