Kërcënimi i Bashës, Lleshaj: Gardistë kam takuar

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaron se nuk ka asnjë informacion se është kërcënuar kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Nga selia blu u fol për një takim që Lleshaj kishte pasur, sipas tyre në zyrën e tij me punonjësin e gardës që njëherësh është edhe shoqërues i kryedemokratit Basha, takim në të cilin Sandër Lleshaj i ka thënë gardistit Feim Dollapi, se Bashës i kanoset rrezik.

Lleshaj deklaron se takime me trupëroja të gardës ka pasur por përsëriti se nuk ka informacion se është kërcënuar lideri i opozitës, ndërsa shtoi se letrën e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi nuk e ka lexuar.

“Nuk kam asnjë informacion që Basha është kërcënuar. Takime me truproja të gardës kam pasur, kjo është puna ime e përditshme të takoj truproja të gardës, të pyes ata për vijimin e punës sime. Letra e Gazmend Bardhit më ka ardhur, e keni dhe në gazetë por ende nuk e kam lexuar, e përsëris nuk kam asnjë informacion që kryetari i PD-së, Basha të jetë kërcënuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar edhe Kreu i Shtetit, Ilir Meta i cili u vendos në lëvizje dhe thirri në takim kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Helidon Bendon dhe kreun e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?