Kërcënimi i drejtorit të Burgjeve, dosja i kalon policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, ende nuk ka informacion se kush fshihet pas kërcënimit me jetë. Dosja penale i është përcjellë policisë së Tiranës. Vendimi është marrë pak kohë më parë nga prokurori i çështjes, i cili i kërkon policisë të kryejë disa veprime hetimore, me qëllim identifikimin e personit që ka kërcënuar nëpërmjet telefonit me jetë. Çështja është regjistruar për veprën penale të “Kanosjes” dhe “Keqpërdorim të thirrjeve telefonike”. Një prokuror dhe dy oficerë janë angazhuar për të lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar personin që ka kërcënuar me jetë Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Kërcënimi me jetë dyshohet se vjen si reagim i personave të dënuar për masat e rrepta që po aplikohen në sistemin e burgjeve shqiptare, sistemi “41 bis”. Prej disa muaj Agim Ismaili ka vënë në zbatim në dy burgje 313 Tiranë dhe në Peqin, rregullat e izolimit që parashikon ligji “41 bis”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?