Kërcënimi i ISIS.Reagojnë myslimanët shqiptarë: Nuk përfaqësojnë asnjë lloj feje

 

Duke folur në emër të Allahut, disa xhihadistë shqiptarë që i janë bashkuar ISIS –it, kërcënuan Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë me anë të disa mesazheve të dhëna në një dokumentar propagandues të Shtetit Islamik.

Menjëherë pas këtij kërcënimi ka reaguar Forumi Intelektual Mysliman Shqiptar. Në një deklaratë të tij thuhet se xhihadistët shqiptarë nuk përfaqësojnë asnjë lloj feje, nuk kanë asgjë njerëzore ndërsa u kërkohet besimtarëve shqiptarë e predikuesve të fesë islame në vend që të kundërpërgjigjen ndaj kësaj gjuhe urrejtjeje.

“Gjatë fjalimit të tyre nuk ka asgjë njerëzore. Ata nuk i përngjasojnë dhe nuk përfaqësojnë asnjë lloj feje, pavarësisht se flasin në emër të saj. Forumi Intelektual Mysliman i bën thirrje Imamëve në të gjithë Shqipërinë dhe trevave shqipfolëse, që ligjërata e ditës së xhuma të jetë një kundërpërgjigje e ashpër kundër kësaj gjuhe urrejtje. Forumi Intelektual Mysliman, së bashku me besimtarët myslimanë dhe të gjithë shoqatat simotra do të punojmë  për të nxitur  vepra të mira dhe në dobi të komunitetit ku jetojmë. Që të përcjellim vlerat dhe mesazhin se islami, feja e paqes dhe e tolerancës, nuk ka të bëjë me këta njerëz, të cilët nuk njohin gjë tjetër përveçse dhunës dhe terrorit”, thuhet në deklaratën e këtij forumi. 

SHKARKO APP