Kërcënimi i policit: Të vë prangat dhe të marr zvarrë në asfalt (VIDEO)

 

Një drejtues mjeti ka postuar një video, ku kërcënohet nga një punonjës i policisë rrugore.

Në video dëgjohet vetëm polici, por duket se fillimisht është provokuar nga drejtuesi i mjetit.

Video është postuar në faqen Jeta osh Qef, bashkë me një letër të drejtuesit të mjetit.

Pershendetje Jeta Osh Qef. Kam nje video ku polici me thote te ve prangat zvarr ne asfalt, ne makine me familjen time. Policia ishte fshehur pas nje tabele dhe makina para meje beri frenim te menjehershem, une per tmosu perplasur e parakalova dhe me ndaluan per parakalim te gabuar me moren patente.

Ne kohen qe une i thash policit historine ai me tha te ka pare shefi skam cbej. Shefi erdhi pasi une mora gjoben per komision dhe po largohesha per ta filmuar pozicionin ku ishte fshehur. Me pas u acarua pse une e kundershtova per shkeljen e ligjit dhe me ofendoi ne sy te bashkeshortes.

 Video eshte e qarte dhe tregon pjesen kur u afrua shefi si i "forti i lagjes" dhe jo si punonjes policie qe te udhezon si te mos e shkelesh ligjin. Kte video e ka pare vetem drejtori i policise rrugore i cili se mori parasysh. Faleminderit", shkruan ai.

SHKARKO APP