Kërcënimi nga terrorizmi, Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë Kombetare
Presidenti Bujar Nishani do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas sulmeve terroriste të Parisit. Sipas një njoftimi të Presidencës, mbledhja mbahet në orën 19.00. Ky organ ka plot 10 muaj pa u mbledhur.
Mbledhja e fundit e cila ka pasur në fokus çështjen e terrorizmit është mbajtur më 17 janar. Në këtë mbledhje u vu theksi në nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve të sigurisë. Ndërsa kryeministri Rama premtoi në atë kohë Qendrën Kombëtare të Sigurisë.
Axhenda e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare:
-Fjala e hapjes së Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar NISHANI
-Fjala e Kryeministrit të Republikës, SH.T.Z. Edi RAMA
-Referimi i zotit Ditmir BUSHATI, Ministër i Jashtëm: “Angazhimet dypalëshe dhe në kuadrin rajonal të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Implikimet për Shqipërinë të konkluzioneve të Këshillit të BE-së në luftën kundër terrorizmit”
-Referimi i zotit Saimir TAHIRI, Ministër i Brendshëm: “Siguria në vend dhe masat e marra”.
-Referimi i Gjeneral Major Jeronim BAZO, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të armatosura: “Situata në vend dhe masat e marra. Analizë e riskut dhe bashkëpunimi ndërkombëtar”
-Referimi i zotit Visho AJAZI LIKA, Drejtori i SHISH: “Siguria në vend dhe bashkëpunimi me agjencitë partnere”
-Pyetje dhe diskutime nga pjesëmarrësit në mbledhje
-Fjala e mbylljes e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar NISHANI
Lajme të tjera për këtë argument në Koha Jonë:
Tirana dhe Moska kryeqytetet më të rrezikuara nga terrorizmi
Brukseli: Armët për sulmet e Parisit erdhën nga Ballkani
Alarm fals për bombë në Tiranë, këtë herë në universitet
KOHA JONË SONDAZH

