Kërcënohen dy shefat e policisë

 

Shefi i Krimeve në Pogradec dhe ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Korçës janë kërcënuar me mesazhe telefonike.

A1 Report mëson se ka dyshime që kërcënimet me jetën e tyre dhe të familjes të jenë bërë nga i njëjti numër celular.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të erdhi dita ty dhe sherri do të hedhë në erë shtëpinë edhe familjen tënde, gjithçka” është mesazhi kërcënues që ka mbërritur në telefonin personal të ish-zv.drejtorit të Policisë së Korcës, Arben Hyseni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shkurt të këtij viti, Hyseni u përfshi në një incident, ku një shofer i dehur përplasi makinën e tij.

Në videon amatore të publikuar në atë kohë, shfaqeshin vartësit e tij teksa dhunonin qytetarin Tomi Misha në sy të zv.drejtorit.

Ndërsa mesazhi kërcënues në telefonin e shefit të Krimeve të Rënda të Pogradecit Besnik Qejvani është:

“Ke shkelur aty ku nuk duhet, të erdhi dita ty dhe atij sherifit tënd”.

Qejvani: Ja lë në dorë drejtësisë

Në një prononcim të shkurtër për A1 Report, shefi i krimeve të Rënda të Pogradecit tha se ka nisur një hetim nga Policia e Shtetit për të zbardhur detajet e kësaj çështje, por theksoi se qëndron jashtë kësaj historie dhe se vazhdon punën e tij.

Ish-zv.drejtori Hyseni ka bere denoncimin ne komisariatin numer 1 ne kryeqytet ku edhe jeton, ndersa Qejvani ne policine e Pogradecit.

Mesazhet kërcënuese kanë mbërritur në telefonat e tyre mëngjesin e djeshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?