Kërcënohet familja e Klea Gjatës, shoqe me Laert Haxhiun. Nëna: Vajza ime s’ka lidhje me vrasjet

Pasi emri i saj u bë publik në media, familja e 27-vjeçares Klea Gjata, shoqja e Laert Haxhisë është kërcënuar nga familjarë të viktimave që banda ka vrarë. Avokati Detar Hysi, ka kërkuar që prokuroria dhe policia kanë tejkaluar kompetencat dhe nuk kanë konfirmim thënies të një të penduari për 3 ditë.

Po ashtu edhe nëna e saj, ka thënë se vajza nuk ka lidhje me vrasjet e bandës. Shaqe Gjata tha për ”Report Tv”, tha se ”Ka ardhur edhe këtu tek shtëpia, më tha le të fshihet sa të dojë, vajza e saj më ka vrarë djalin. Vajza ime është një engjëll nuk ka lidhje me vrasjet. Të pyesësh në gjithë Lushnjën s’ka lidhje. Vajza ime ka qenë vajzë e re ka punuar në shtëpitë e Zvicrës duke pastruar”. Dyshohet se Klea Gjata është e përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021.

Laert Haxhiu drejtoi një bandë me 15 persona. Ishte fare i ri, kur banda e Aldo Bares i dogji shtëpinë, dhe i vrau nipin, Bledar Haxhiun. Lista e krimeve për të cilat akuzohet Laert Haxhiu është e gjatë. Akuzohet se qëndron pas të paktën 16 krime të rënda. Mes nëntë vrasjeve për të cilat Haxhiu akuzohet se është organizator dhe porositës janë edhe 2 ekzekutime të ndodhura në Athinë, atë të Lulzim Qorrit, në Dhjetor 2018 dhe Dikens Halilit, në Tetor 2021.

SHKARKO APP