Kërcënohet me jetë gjyqtari në Korçë: Do të të djegim së gjalli
Gjyqtari i Gjykatës së Korçës, Besnik Shehu është kërcënuar me jetë nga dy persona, lidhur me një çështje pronësie që kishte gjykuar.
Ditën e djeshme ai është paraqitur në polici, ku ka bërë denoncim ndaj dy personave. Gjyqtari Shehu ka thënë se Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha, mëngjesin e të shtunës pranë pazarit në Korçë i kanë dalë përpara dhe i kanë thënë se do e vrasin.
“Do të zhdukim! Do të djegim ty dhe familjen tënde. Nuk na i merrni dot pronat. Ke për tu penduar për vendimin që ke dhënë”, mësohet ti kenë thënë gjyqtarit dy të dyshuarit.
Më konkretisht mësohet se gjithçka lidhet me një tokë në fshatin Porodinë, pronësinë e së cilës e pretendon edhe familja Myrtollari edhe familja e Albert Qeraxhiut.
Çështje është në gjykim në Gjykatën e Lartë, pasi shkalla e parë e gjyqësorit ia dha familjes Qeraxhiu.
KOHA JONË SONDAZH

