Kërcënohet me jetë kandidati për Bashki në zgjedhjet e 30 Qershorit

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Lezhës Eduard Ndocaj ka bërë kallëzim penal, se e kanë kërcënuar me jetë që të tërhiqet nga gara. Ndocaj bën përgjegjës për kërcënimet e marra në drejtim të tij, rivalin Pjerin Ndreu, dhe fjalët që i janë thënë kanë qenë: ”Provo të hysh në zgjedhje dhe do ta shohësh se çfarë ndodh!”.

Më herët Ndocaj ka publikuar dhe një telefonat që ka bërë me një qytetar, i cili i tregonte kërcënimet që persona pranë Ndreut, iu kanë bërë votuesve tyë mundshëm të Ndocajt.

”Ja si kercenon Pjerin Ndreu me banditet e tijë që ka mledhur perrreth kunder votes lire , kunder families lezhjane , dhe qytetarise lezhjane , këtë qytetare e ka kërcenuar me familie dhe me jet disa individ që Pjerini i ka mbledh per te fortë kundër lezhjanëve , zonjës ne fjalë i kan thënë shprehimisht se po votove Eduart Ndocaj do tu q… robet të gjithëve ju dhe të thereve”, shkruan në një denoncim në rrjetet sociale Ndocaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?