Kërcënohet Shqipëria, ISIS: S’na pengon asgjë të godasim ambasadat në Tiranë

ISIS ka kërcënuar sërish Ballkanin me sulme terroriste. Në revistën e përjavshme të kontrolluar nga shteti islamik ‘Dabiq’ kërcënimi për sulme u është drejtuar diplomatëve të rreth 70 vendeve përfshirë këtu dhe selitë diplomatike të Arabisë Saudite në dy shtetet shqiptare të Ballkanit, Shqipëri dhe Kosovë.

Çfarë përshembull do ta pengonte një xhihadist të sulmonte komunitetet ne Dearborn, Micigan, Los Angeles apo dhe në New York city? Apo sulmet ndaj misioneve diplomatike panameze ne Xhakarta, Doha dhe Dubai? Apo sulmet ndaj misioneve diplomatike japoneze në Bosnjë, Malajzi dhe Indonezi , apo sulmet ndaj diplomateve sauditë në Tiranë, Sarajevë dhe Kosovë? – thekson në kërcenimin e vet ISIS.

Ndërkohë menjëhere pas këtij publikimi Japonia ka marrë masat për të përforcuar sigurinë në misionet e saj diplomatike në mbarë botën. Një levizje e ngjashme pritet të ndodhë dhe nga vendet e tjera, selitë diplomatike të të cilave jane kërcënuar për sulme nga ISIS.

SHKARKO APP