Kërcënohet siguria nga afganët? Andoni: Kemi dhe muxhahedinët, të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Strehimi i afganëve në Shqipëri, ka hapur një debat që lidhet edhe me sigurinë. Analisti Ben Andoni gjykon se duhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të ishte mbledhur një orë e më parë për këtë çështje.

Po ashtu ai nënvizon se me Kushtetutë ky Këshill ka detyrimin të mblidhet një herë në 3 muaj, por që në realitet nuk mbahet mend mbledhja e tij e fundit. Andoni nënvizon se rreziku në vendin tonë shtohet pasi afganët pritet ti mbivendosen një tjetër grupi të madh muxhahedinësh, të cilët prej kohësh janë të strehuar në Manzë.

”Kjo është e vështirë për tu thënë edhe për një arsye tjetër. Ne kemi një grup shumë të madh muxhahedinësh në Manzë, të cilët vazhdimisht janë referuar që kanë ngacmime nga shërbimet e Iranit. Madje në Shqipëri janë arrestuar njerëz të tillë. Ardhja e një pjese tjetër ne na dyfishon kërcënimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë institucionet e shtetit shqiptar duhet të jenë të kujdesshëm.Ajo që më bën përshtypje është si është e mundur që në një situatë të tillë nuk mblidhet Këshilli i Sigurimit të Vendit.Këshilli i Sigurimit e ka të detyrueshme të mblidhet të paktën një herë në 3 muaj me Kushtetutë, por sa kohë ka që Këshilli i Sigurimit nuk mblidhet?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kemi një komunitet shumë të madh myslimanësh në vendin tonë nga ku mund të infiltrohen shumë njerëz dhe mund të krijojnë problematika. Këshilli i Sigurimit të vendit tonë duhej të ishte mbledhur një orë e më parë për këtë çështje”,-tha për ”Ora News”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?