Kërcënohet vajza e deputetit Dashamir Peza
Aktualitet E Enjte, 27 Nëntor 2014 15:26
Sipas policisë, 45- vjeçari e kanosi Pezën, pasditen e datës 24 nëntor, për shkaqe që mbeten mister. Vetëm një ditë më parë u bë publik edhe kërcënimi me jetë i vajzës së ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço. Asaj madje iu vu edhe pistoletë në kokë, gjatë një tentative grabitje në banesën ku jetonte.
Për fat vajza shpëtoi, ndërkohë që policia ende nuk ka arritur të identifikojë dy kërcënuesit e vajzës së Naços.