Kërcënoi bashkëshorten me armë zjarri, arrestohet 40-vjeçari në Kamëz

Policia ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje, duke arrestuar në flagrancë Agron Mici, 40 vjeç, banues në Kamëz. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Operacioni u zhvillua në kuadër të planit të reagimit të menjëhershëm “Reagimi”, me ndërhyrjen e strukturave të Krimeve të Rënda, Komisariatit Nr. 5 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Gjatë kontrollit në banesë, u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?