Kërcënoi familjarët me armë zjarri, në pranga 41-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Afternoon” , ku ka arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme një 41-vjeçar që kanosi me armë zjarri, familjarët e tij. Qytetarit me iniciatel J.Xh., iu sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, pasi kërcënoi familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”.

Burimet paraprake bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Afternoon”.

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohet një ngjarje kriminale në familje.

Vihet në pranga 41-vjeçari që kanosi me armë zjarri, familjarët e tij.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– J. Xh., 41 vjeç, banues në Kombinat.

Shtetasi J. Xh., mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP