Kërcënoi ish-ministrin Saimir Tahiri, arrestohet për dhunë dhe plagosje Vladimir Gjuta
Vladimir Gjuta i akuzuar dikur se kërcënoi ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, është arrestuar sërish nga policia.
Këtë herë Gjuta është kapur pas padisë për dhunë dhe plagosje ndaj një të afërmi të tij, ndërkohë që po mbahet në burg.
Kujtojmë se në vitin 2015 ai u arrestua me akuzën për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ndalimi i tij u nga forcat RENEA dhe reparti i Krimeve të Rënda, në hyrje të tunelit të Kalimashit.
Në momentin e arrestimit, Gjuta ishte duke udhëtuar drejt qytetit të Kukësit me një automjet tip “Opel” me targa Kosove, si dhe ndodhej nën shoqërinë e një shtetasi nga Kosova. Gjuta akuzohej edhe për kërcënime me SMS ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.
Një vit më vonë në vitin 2016 Vladimir Gjuta fitoi lirinë. Lirimi erdhi pas vendimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pushoi procedimin penal ndaj shtetasve Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka, të dyshuar për veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.