Kërcënoi prokuroren në Shqipëri, Gykata britanike vendos ekstradimin e shqiptarit

Një gjykatë në Koventri të Britanisë së Madhe vendosi ekstradimin në drejtim të Shqipërisë të Alban Beshirit, i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 6 muaj burg për akuzën e kanosjes së Prokurores Oltiana Çifligu.

Kjo e fundit ishte duke hetuar Beshirin, për akuzën e dhunës në familje, ndaj bashikëshortes dhe fëmijës. Lidhur me këtë hetim, ai u dënua me 6 muaj burg në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Por pas këtij vendimi ai kërcënoi prokuroren, duke i dërguar sms me një numër telefoni anglez se “do ta bënte për spital”.

Për këto kërcënime Beshiri u denoncuan në Prokurorinë e Durrësit dhe më pas u dënua me 6 muaj burg të tjera për akuzën e kanosjes së prokurorit dhe gjyqtarit. Pas këtij dënimi ai u shpall në kërkim nga Interpoli dhe u arrestua me 12 korrik të vitit 2016 në Konventri, ku edhe jetonte. Ai pritet të ekstradohet në Shqipëri, kur vendimi ndaj tij të marrë formë të prerë./Tvklan

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?