Kërcënojnë bashkëmoshataren në Facebook, arrestohen dy të mitur

 

Dy të mitur janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi kanë kanosur një bashkëmoshataren e tyre.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se hetimi ka nisur ndaj D. K, 14 vjeç dhe R. M, 15 vjeç. Ata kanë kanosur nëpërmjet rrjetit social Facebook, K. H, 15 vjeçe, duke i kërkuar shumën prej 20 mijë lekësh.

Hetimet vijojnë për veprën penale shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë.

SHKARKO APP