Kërcënon prokuroren e Durrësit, pas ndarjes nga gruaja: Do të bëj për spital

 

Një 33-vjeçar nga Durrësi denoncohet se ka kërcënuar prokuroren e Durrësit, Oltiana Çifligu.

Shtetasi i denoncuar është Alban Beshiri i cili jeton në Angli dhe me anë të telefonit, ka kërcënuar disa herë prokuroren e Durrësit, Oltiana Çifligu.  –  “Do të bëj për spital, do të bëj për karrocë”,-  mësohet t’i jetë drejtuar ai asaj, duke detyruar prokuroren në fjalë të bëj denoncimin.

Beshiri  kërcënonte nga Anglia se kur të kthehej në Shqipëri dhe do e bënte prokuroren për spital aq sa të mos e merrte në dorëzim. “Do të kapi e zeza ty dhe atë gjyqtaren qorre … Me ty e kam më kollaj pasi ta di shtëpinë dhe të njoh të dashurin, dhe do të bëj për karrocë…” ­ i  ka thënë 33-vjeçari.

Mësohet se 33-vjeçari akuzohej nga drejtësia për dhunë në familje dhe për këtë shkak u divorcua nga gruaja.  Por pas këtij vendimi ai ka vendosur të bëj shantazhe ndaj njerëzve të drejtësisë, duke kryer një vepër tjetër të rëndë.  

SHKARKO APP