Kërcet arma në Durrës, dy të arrestuar

Nuk kanë të mbaruar sherret dhe përplasjet me armë zjarri në Shqipëri. Së fundmi në qytetin e Durrësit një konflikt i momentit mes disa personave ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Raportohet se një person ka qëlluar në ajër.

Personi që ka qëlluar në ajër është munduar që të largohet por nuk ja ka arritur qëllimit pasi është kapur nga policia.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga uniformat blu është bërë i mundur bllokimi i automjetit si dhe janë arrestuar personat me Iniciale A.B. 26-vjeç që dyshohet së është ai që ka qëlluar më armë si dhe E.K. 30-vjeç, që ishte drejtuesi i mjetit. Të dy këta persona ishin me banim në Durrës.

Këta persona edhe në të shkuarën kanë pasur probleme me policinë pasi kanë precedent të mëparshëm penal. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ndërkohë që mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat e “Mbajtjes pa leje të armëve dhe  municioneve”  dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

SHKARKO APP