Kërcet ar*ma në Peqin, në sherr përfshihet edhe kryetari i bashkisë

Sherret nuk kanë të sosur në vendin tonë, këtë herë në Peqin me përfshirjen edhe të kryetarit të Bashkisë. Leonard Elezi dhe Adriatik Ceka janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe në momentin e të shtënave i pranishëm ka qenë dhe kreu i bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi.

Kryebashkiaku ka debatuar me Adriatik Cekën, 40-vjeçarin që ka qëlluar disa herë me armë zjarri në ajër. Mësohet se policia ka reaguar me shpejtësi dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Në reagimin për ngjarjen, Policia sqaron se është vënë në kërkim të personave, konflikti mes të cilëve ka agravuar deri në përdorimin e armës. Sa i përket Adriatik Cekës, ai rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penal.

SHKARKO APP