Kërcimi i saj me Ramën u bë hit në rrjet, flet gruaja: Ma ndjeu shpirti, asnjë gjë të keqe nuk ka

Kënga me motive tallava e PS-së për fushatën zgjedhore, është pëlqyer nga populli. Sanije Myrto është punonjëse e Bashkisë së Kamzës, prej disa vitesh me ndërmarrjen e pastrim gjelbërimit, dhe të shtunën e kaluar u bë protagoniste e një videoje virale, teksa shfaqej në fushatë duke kërcyer me kryeministrin Edi Rama.

Ajo tregon për ”Fax News”, se tashmë të gjithë e njohin në zonën e Kamzës, e madje kanë përshëndetje shumë miqësore me të. E lumtur me kryetarin e Bashkisë Rakip Suli, dhe me kryeministrin Edi Rama, Sanija tregon që me pagën që merr prej 40 mijë lekësh, është mjaft e kënaqur.

“Ndihem shumë mirë, ishte kënaqësi, u argëtuam, u bëmë. Ju po kërkoheni të takoheni me kryeministrin dhe se takoni dot, unë kërceva me të. Është kënaqësi për mua, asnjë gjë të keqe nuk ka. Ma ndjevi shpirti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani si gjithë të tjerët jetojmë edhe neve, rrogat i kemi çik problem. Na vuri këtë Rakipin këtu, jemi ndjerë mirë, kemi bërë ca punime që na duheshin, në kohën e pandemisë na i kanë sjellë vetë ndihmat në shtëpi, na kanë bërë për vete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Te Bashkia të gjitha ato gocat janë shumë të mira, unë jam punonjëse e pastrim gjelbërimit në Bashkinë e Kamzës. Te Bashkia jam shumë e kënaqur, marr një 400 mijë lekësh, dhe jam shumë e kënaqur”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?