Kërkesa e Erdogan për shkollat “Gylen”, Nikolla: Janë në rregull me kriteret

 

Ministrja e Arsimit i dha përgjigje shqetësimit të ngritur për fatin e shkollave të financuara nga fondacioni Gylen në Shqipëri, pas kërkesës së presidentit turk Erdogan për mbylljen e tyre. Erdogan deklaroi dy ditë më parë se i kishte kërkuar presidentit Nishani dhe kryeministrit Rama që ta nxirrnin jashtë këtë fondacion, të cilin ai e quajti si terrorist. Por ministrja Nikolla, duke iu përgjigjur interesit të medias, tha se Ministria që ajo drejton ka mbyllur vetëm shkollat që nuk plotësojnë kriteret, duke lënë të kuptohet se nuk ka arsye për të mbyllur institucionet arsimore të financuara nga Gylen. Deklaratat e presidentit turk shkaktuan reagim të politikës dhe shoqërisë civile. Deputeti Ben Blushi tha se Shqipëria duhet të reagonte, pasi Erdogan po përpiqet të sjellë në vendin tonë konfliktin që ai ka me një kundështar të tij. Blushi e quajti absurde kërkesën, ndërsa deputetja Majlinda Bregu kërkoi sqarime nga qeveria për fatin e shkollave ku mësojnë mijëra fëmijë shqiptarë.

SHKARKO APP