Kërkesa e farmacistëve për vaksinën, përgjigjet Ministria e Shëndetësisë

Pak ditë më parë Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë që farmacistët, të cilët janë në vijën e parë të përballjes me COVID të futen në listën e grupeve prioritare për tu vaksinuar.

Lidhur me këtë kërkesë të tyre ka reaguar Ministria e Shëndetësisë. Në shkresën që mban firmën e zvendës Ministres, Mira Rakacolli thuhet se plani kombëtar i vaksinimit është hartuar nga ekspertë në Institutin e Shëndetit Publik dhe është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare.

“Vaksinimi ndaj COVID-19 po kryhet sipas fazave dhe grupeve tëpërcaktuara në këtë plan”, thuhet në dokument.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?