Kërkesa e OFL për Martinajn, reagon avokati: Ervisi nuk është subjekt i ligjit
Një ditë pas deklaratës së policisë për nisjen e formularit, avokati i Ervis Martinaj, Marash Martini, ka reaguar lidhur me kërkesën e OFL për deklarimin e burimeve të pasurisë.
Në një pronocim për RTV Ora avokati Martini e konsideron të paligjshme kërkesën e OFL pasi sipas tij akti normativ e ka të përcaktuar se kush janë subjektet e këtij ligji.
Mbrojtësi ligjor i biznesmenit thotë se Ervis Martinaj nuk është hetuar apo dënuar ndonjëherë për veprat penale ku parashikohet sekuestrimi i pasurisë.
Pavarësisht kësaj, avokati sqaron se janë të hapur për çdo kërkesë të OFL dhe do ta dërgojnë brenda afateve të përcaktuara formularin e plotësuar.
Një ditë më parë, OFL i dërgoi biznesmenit Martini dhe dy vëllezërve Valentino dhe Arben Kaçorri kërkesën për deklarimin e pasurisë.

KOHA JONË SONDAZH

