Kërkesa e operatorëve turistikë, Brataj: Nuk do të hiqen protokollet mbrojtëse

Paçka përmirësimit të situatës nga Covid-19 dhe kërkesës së operatorëve turistikë, edhe gjatë verës nuk do të hiqen protokollet mbrojtëse. Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, si dhe ekspert i Komitetit teknik, thotë se pandemia nuk ka mbaruar dhe se Covid-19 është ende në qarkullim.

”Më 1 korrik e dimë do të shtyhet orari deri në 24, dhe do të lejohen grumbullimet deri në 30% të kapaciteteve. Çdo 2 javë po lirohen masat, por nuk mund të flitet për heqje të masave”.

Edhe pse jemi si në fillimet e pandemisë, me shifra tepër të ulta të infektimeve dhe shtrimeve në spital, Brataj i druhet varianteve te reja, veçanërisht atij indian i cili është edhe më i transmetueshëm se mutacioni britanik. ”Për fat kemi verën që është nga ana jonë, por është edhe një serbator i madh për virusin”.

Varianti indian “Delta” është konfirmuar në 92 vende të botës, së fundmi edhe shtetet fqinje me Shqipërinë në Maqedoninë e Veriut, në Itali dhe në Greqi.

SHKARKO APP