Kërkesa e parë për koalicion zgjedhor, bashkimi Alibeaj-Shehi
Dorëzohet në KQZ kërkesa e parë për koalicionet zgjedhore. Është grupimi ”Djathtas 1912” i Enkelejd Alibeajt dhe LZHK-së së Dashamir Shehit ai që i është drejtuar KQZ-së me kërkesën për regjistrim disa orë para se të përfundojë ky afat. Koalicioni është emërtuar ”Djathtas për Zhvillim”, duke shkrirë dy siglat e partive në fjalë, për një mision zgjedhor dhe politik. Ky koalicion do përbëhet nga këto dy parti dhe sigla e përfaqësimit të saj do të jetë “DZH”. Në shkresën e dorëzuar renditen edhe synimet politike dhe zgjedhore të koalicionit.
KOHA JONË SONDAZH

