Kërkesa e Prokurorisë për pronarin e hotelit “Tropikal”
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar sot në Gjykatë që të veçohet çështja për Avdulla Osmanin dhe kërkon që seanca të zhvillohet në spitalin e Traumës, ku ndodhet i ndaluari që është dëmtuar nga shembja e hotelit të tij Tropikal.
61-vjeçari është ndaluar në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën dy shtetas kosovarë, pas shembjeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.
Osmani është i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.
Aktualisht, trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendim për 8 të akuzuarit e tjerë, ndaj të cilëve do të përcaktohet masa e sigurisë.