Kërkesa e tyre nuk u mor parasysh, 20 pronarë në Lungomare kyçin lokalet
Aktualitet E Hënë, 19 Korrik 2021 09:50
20 pronarë biznesesh në Lungomare kanë vendosur të mbyllin bizneset e tyre pas përshkallëzimit të situatës mbrëmjen e djeshme, ku 4 persona u shoqëruan nga Policia.
Behet me dije se janë deri më tani 20 biznese kryesisht lokale që do të qëndrojnë mbyllur 24 orë në zonën e Lungomares.
Vendimi vjen pasi kërkesa e tyre për të mos ndaluar muzikën pas orës 22:00 nuk është marrë parasysh.