Kërkesa e Veliajt për financimin e Teatrit të Ri, Pollo: Do e sqarojmë Bankën Europiane të Investimeve, nuk do e lejojmë të financojë Barbarinë Nr.2

Ish- zv.kryeministri në qeverinë e PD, Genc Pollo paralajmëron se opozita nuk do lejojë që Banka Europiane e Investimeve të financojë projektin me xham e çelik mbi truallin e Teatrit Kombëtar.

Pollo thotë se pas shembjes së kompleksit tek Teatri, kjo do të ishte një barbari nr.2 dhe kjo nuk ka për të ndodhur.

STATUSI NGA GENC POLLO

Banka Europiane e Investimeve nuk do të financojë Barbarinë nr 2 !!!

Barbaria 1 e lalit të madh e të vogël ishte shembja e kompleksit historik të Teatrit Kombëtar; Barbaria 2 është ndërtimi po aty i një blloku me xham e çelik pa përmendur kulla e aferat.
Këtë të fundit duan t’a bëjnë me një hua nga Banka Europiane e Investimeve. Kjo nuk duhet të ndodhë dhe besoj se nuk do të ndodhë. Opozita, shoqëria civile dhe miqtë europianë e një Shqipërie europiane do e sqarojnë Bankën se lalët duan t’a zhysin edhe atë në batakun e tyre. Dhe nuk do të lejojnë financim europian për barbarinë!
Ashtu siç bënë që të deshtonte plani hiperkorruptiv i rrugës Milot Balldren (12 milionë Euro për km).
Duke ndalur Barbarinë 2 do të mundemi të zhbëjmë edhe Barabrinë 1! Duke e
rindërtuar dhe restauruar me respekt e dashuri kompleksin historik. GP
????

SHKARKO APP