Kërkesa: Nazerin ta pyesin italianët

Prokuroria e Krimeve të Rënda i dërgon letërporosi autoriteteve italiane për të marrë në pyetje Nazer Seitin, i dyshuari si financieri i grupit të Habilajve në trafikun ndërkombëtar të kanabisit.

Seiti ka qëndruar më shumë se tre muaj i paraburgosur në Tiranë, dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk arriti t’i merrte atij asnjë dëshmi për aktivitetin kriminal për të cilin dyshohet.

Grupi i hetimit kishte tentuar vetëm në një rast të pyesë Seitin në paraburgim në Tiranë, tentativë e cila ka dështuar pasi nuk ishte i pranishëm avokati i tij, por një avokat kryesisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetuesit shqiptare kërkojnë ndihmën e kolegëve italianë, dhe konkretisht prokurorëve të Katanias për të patur dëshminë e Seitit, që nuk arritën ta merrnin për më shumë se tre muaj në Shqipëri. Hetimi në Shqipëri për këtë grup nuk ka asnjë zhvillim konkret, ndonëse në këtë hetim u përfshi edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?