Kërkesa nga Çekia, Paskal Milo: Nuk besoj të rikthehen vizat me BE-në

Nisur nga shtimi dhe kalimet e paligjshme të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, dhe jo vetëm, bën që Presidenca çeke e Bashkimit Europian të propozojë ndalimin e lëvizjes së lirë në rajon si mënyrë për t`i vënë fre emigracionit të parregullt. Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, e cilëson si paralajmërim për frenimin e emigracionit ilegal.

”Nuk e besoj se do ndodhë. Janë nga këto paralajmërimet që bëhen për të frenuar largimin e paligjshëm të qytetarëve shqiptarë. Unë besoj se emigracioni shqiptar në adresë të Evropës, nuk është i papërballueshëm, aq më tepër kur atje ka nevojë për krah pune.

Është një përpjekje për të kufizuar numrin e elementëve që merren me drogën, kriminalitetin. Nëse përqindja e shqiptarëve që merren me këto punë është e lartë, ata kanë të drejtë të shqetësohen dhe të marrin masa. Nëse flasim për një emigracion që kërkon të drejta sociale, ata s’kanë të drejtë të shqetësohen”.

SHKARKO APP