Kërkesa për azil në Gjermani, tani përgjigjia jepet brenda ditës

Ndërkohë që Gjermania po përballet me një fluks të pazakontë azilantësh nga Siria, ky vend po mendon se si të deportojë sa më shpejt mijëra azilantë nga Ballkani Perëndimor.

Kështu, duke nisur nga 1 nëntori, azilantët nga Shqipëria dhe Kosova do e marrin përgjigjen për kërkesën e tyre për azil brenda ditës. Pasi nisur nga kjo datë, Shqipëria dhe Kosova do jenë vende të sigurta të origjinës, ndaj deportimi i tyre do përshpejtohet.

Sipas senatorit social të CDU, Mario Czaja, bëhet fjalë për rreth 60 mijë azilkërkues nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Dhe gjatë një interviste, Czaja thotë se azilkërkuesit do marrin përgjigje brenda një dite dhe do jenë menjëherë gati për deportim. Maksimumi brenda 14 ditësh, ata duhet të lënë vendin.

Ndërsa i pyetur nëse azilkërkuesit duan të bëjnë padi në gjykatë, ai thotë se edhe shqyrtimi gjyqësor do zgjidhet brenda ditës.

Czaja shpreson se në ditë do shqyrtohen mbi 500 kërkesa për azil. Kjo do thotë se brenda pak muajsh, të gjithë shqiptarëve do t'u kthehet një përgjigje.

SHKARKO APP