Kërkesat e qytetarëve për 140 deputetët

Çfarë do të donin qytetarët shqiptarë që të diskutohej brenda sallës gjatë këtij sesioni të ri parlamentar nga 140 deputetët?

”Për punësimet se e ke gjithë rininë pa punë. Ky na ka lënë të gjithëve rrugëve, fëmijët tanë po shkojnë në emigrim. Të flasin për këto çmime që po na rriten me orë dhe rrogat që nuk lëvizin. Janë shtrenjtuar buka, energjia, uji, zarzavatet, të gjitha.

Ata shajnë njëri-tjetrin aty brenda dhe pas seancës pijnë kafe bashkë. Na lodhën me këto teatro. Nuk I hamë më lojërat e tyre. Janë mashtrues dhe gënjeshtarë. Ne në fakt nuk votojmë për ata, votojmë për një të re. Por kur vjen puna, ata i vjedhin dhe manipulojnë votat, siç dinë vetë.

Do doja të flisnin dhe të kishin më shumë në fokus, për personat me aftësi të kufizuara intelektuale, dhe personat me aftësi të veçanta në përgjithësi. Ku është puna, kur të gjithë diskriminohen, poshtërohen, vidhet, korrupsion, pastrim parash.

Populli nuk ka bukë të hajë. Dikush ka dhe të shtyp e tjetri s’ka copën e bukës. Rinia po largohet, nuk po i shikojmë, na merr malli, edhe andej nuk është e lehtë të punosh”,-janë disa nga deklaratat e qytetarëve.

SHKARKO APP