Kërkesat për azil, shqiptarët refuzohen më shumë se të gjithë

Rreth 4626 shqiptarë u kthyen vullnetarisht nga vendet e Bashkimit Evropian për në Shqipëri, pasi atyre iu refuzua kërkesa për azilnë vendet ku kishin shkuar.

Të dhënat bëhen me dije nga raporti i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Kufirin, FRONTEX. Ku sipas tij, shqiptarët janë të katërt në listë, ndërsa vendin e parë e zënë ukrainasit, indianët dhe në vend të tretë shtetasit nga Kosova.

Por shqiptarët thuhet se zënë vendin e parë përsa u përket të rikthyerve me forcë. Plot 10 249 persona u deportuan nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke shënuar një shifër shumë më të lartë se viti paraardhës. Në vend të dytë janë ata nga Maroku, ndërsa në vend të tretë janë kosovarët.

Përsa u përket vendimeve të përgjithshme për kthimin, shqiptarët nga Shqipëria zënë vendin e parë me 26.453 persona, ndërsa në vend të dytë janë ukrainasit dhe në vend të tretë kosovarët.

Përsa i përket futjes nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, numri i shqiptarëve që kanë ndjekur këtë metodë sipas regjistrimeve të kryera, është rreth 425 persona. Sigurisht, numri i tyre është i ulët për shkak se shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Në vend të parë janë ukrainasit.

migrante

SHKARKO APP