Kërkimet për naftë, SHELL: S’do kryejmë asnjë aktivitet në Zagori

Pas rezistencës së banorëve të Zagorisë dhe qëndrimit kundër kërkimeve për naftë të kryeministrit Edi Rama, së fundmi ka reaguar edhe drejtori i SHELL në Shqipëri, Rohan D’Souza.

Ky i fundit përmes një deklarate të shkurtër për mediat është shprehur se pas studimit të kryer nga kompania në bllokun 4,  Shell nuk do të kryejë kërkime në këtë zonë.

Ai shprehet se kjo zonë është e kategorizuar si e mbrojtur nga legjislacioni shqiptar dhe për pasojë nuk do të këtë asnjë aktivitet shpimi dhe kërkimi për naftë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pavarësisht rezultateve të studimit sizmik që kompania planifikon në Bllokun 4, Shell nuk do të kryejë aktivitete kërkuese, shpuese në nënzonën e mbrojtur të Zagorisë, e cila gëzon një mbrojtje të veçantë nga legjislacioni shqiptar”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me çështjen, reagoi më herët edhe kreu i qeverisë: “Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece,gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki”, shkroi Rama në Twitter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?